Sali Berisha flet për vrasjen e Azem Hajdarit: Gjykata e Prokuroria s’më kanë thirrur kurrë. Pas vrasjes së tij qëndrojnë…

Ish-kryeministri Sali Berisha, për herë të parë pas shumë vitesh ka folur për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Berisha, i cili pritet të thirret për të dëshmuar në rigjykimin e çështjes, tha se deri më sot as Gjykata dhe as Prokuroria nuk i kanë dërguar fletë-thirrje për të dëshmuar lidhur me vrasjen e Hajdarit.

Berisha tha në emisionin “Opinion”, se vrasja e Hajdarit ishte shtetërore, teksa ngriti gishtin e akuzës drejt Fatos Klosit dhe Arben Rakipit.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

E vlerësoj faktin që i riktheheni vrasjes së shekullit, siç e quani ju, unë do ta quaja aktin politik kriminal më të rëndë. Azem Hajdari i priu lëvizjes që solli pluralizmin në Shqipëri. Ata që humbën pushtetin e tyre terorrist qëndrojnë me gjithë fuqinë e tyre siç qëndruan pas atentatit. Nuk jam thirrrur asnjëherë në jetën time, as në gjykatë dhe as në prokurori. Nuk kam marrë kurrë asnjë fletë-thirrje. Fatos Klosi dhe Arben Rakipi doli në lojë dhe bënin skupe, se nuk më thërrisnin dotë, për dy fakte, e para që unë do t’u bëja pretencë politike atyre, dhe e dyta se unë nuk isha dëshmitar okular zotëri. Së treti, vetëm në harkun kohor atë ditë unë kam bërë 3 konferenca shtypi. Unë nuk kam mbajtur, kam denoncuar publikisht çdo të dhënë, kam denoncuar publikisht vrasjen shtetërore. Çfarë ishin banda terroriste e Haklajve, a ishte një bandë e zakonshme kriminale? Jo. Ajo ishte një bandë shtetërore me spaleta. Bandë ishte dhe Zani Çaushi por nuk u bë shef komisariati. Vrasësit Haklaj morën komisariatin vetëm e vetëm për t’u hakmarrë, në emër të regjimit që u përmbys në Tropojë. E vrau shteti Azem Hajdarin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT