Serbia me ndikim në SHBA, Vuçiç: Amerikanët na dëgjuan, e hoqën pikën ku kërkohej njohja e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka thënë pas takimit me Hotin dhe përfaqësues ndërkombëtarë në Shtëpinë e Bardhë, se amerikanët e kanë dëgjuar Serbinë, dhe e kanë hequr pikën ku kërkohej njohja e Kosovës.

Ai tha se zyrtarët e administratës së Trump ishin korrektë dhe se pika ku kërkohej njohja reciproke nuk ishte në dokumente.

“Njerëzit nga administrata e Trump ishin fer, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuciq, raporton PTC.

Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi sot se Vuçiç ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjelltë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Vuçiçit.

Por, këtë gjë përgënjeshtroi Grenell përmes në shkrimi në twitter.

grenell.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT