Shefja e FBI-së shqiptare takohet me kreun e SPAK para ‘amerikanëve’/ Çfarë u dakordësua në mbledhje

Ditën e djeshme mori zyrtarisht detyrën Aida Hajnaj duke marrë në dorë BKH. Shefja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur edhe leëvizjet e para pasi sot është takuar në ambientet e Prokurorisë Speciale me kreun e SPAK Arben Kraja.

Në takimin që ka përfunduar vetëm mesditën e sotme të pranishëm kanë qenë edhe 12 prokurorët e posaçëm të SPAK, si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Mësohet se drejtuesit e dy institucioneve të reja të Drejtësisë kanë rënë dakord për intensifikimin e hetimeve për çështjet më sensitive në vend siç janë tenderat dhe krimi i organizuar.

Pritet që BKH të hapë garën për përzgjedhjen e 60 oficerëve të Policisë Gjyqësore që do të asistojnë prokurorët e SPAK në hetimin e korrupsionit në nivele të larta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT