Sherr për listat dhe koalicionet, Gjiknuri: Opozita po tenton të sabotojë ndryshimet kushtetuese

Mbledhja e Këshillit Politik është shoqëruar me debate, ndërsa palët nuk kanë gjetur dakortësinë mbi qëndrimet politike për sa i përket koalicioneve.

Në përfundim të mbledhjes, Damian Gjiknuri tha se i ka kërkuar opozitës së bashkuar që të sjellin propozime për çështjen e pragut kombëtar zgjedhor, afateve të regjistrimit të listave unike nga aleancat zgjedhore dhe modalitetet e votës preferenciale për kandidatet në kushtet e listave të hapura por duke respektuar kuotën gjinore.

Gjiknuri tha se Kushtetuta tashmë ka ndryshuar, ndërsa sipas tij, opozita po tenton të vonojë procesin që të mos impelmentohen ndryshimet.

“PD qëndroi në të njëjtat pozicione a thua se nuk ka ndodhur asgjë, sepse Kushtetuta tashmë është ndryshuar. Diskutimet në lidhje me koalicionet janë ezauruar tashmë, opozita të sjellë formulimet e saj për pragun zgjedhor lidhur me mënyrën sesi do të bëhet rënditja e listave, afatet dhe element të tjerë. Opozita synon ta vonojë procesin që të mos implementohen ndryshimet kushtetuese.  Nëse PD nuk sjell draftet, do na i sjellin ekspertët.”, tha Gjiknuri.

Në mbledhjen e Këshillit politik nuk ka patur dakordësi as për listat. Deputetja demokrate vijon në qëndrimin e saj për lista 100% te hapura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT