Shifra të larta/ Tirana numëron mbi 2500 të prekur me Covid, qarqet që e ndjekin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot për numrin e të vdekurve nga Covid në 24 orët e fundit si dhe rastet e reja positive.
Janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020)
Testime totale 80539
Raste pozitive 12535
Raste të shëruara 6995
Raste Aktive 5176
Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2550
Durrës 564
Shkodër 376
Lezhë 300
Elbasan 299
Korçë 245
Fier 236
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 117
Dibër 76
Gjirokastër 76