Shpërthime të njëpasnjëshme, hidhet në erë pallati 13-katësh në Durrës (VIDEO)

Shpërthime të njëpasnjëshme janë ndjerë në të gjithë Durrësin vetëm pak minuta më parë.

Një pallat 13 katësh në Durrës, i shpallur i pabanueshëm pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, është hedhur në erë nga IKMT me shpërthim të kontrolluar.

Shpërthimet e kontrolluara mesditën e sotme janë ndjerë thuajse në të gjithë qytetin. Shpërthimet janë shoqëruar me një re të madhe pluhuri të ngritur nga godina shumëkatëshe në lagjen nr. 17.

“Ky objekt është tepër i vështirë për t’u ekzekutuar. Është një objekt 13 katësh, i cili përbëhet nga një kat bodrum dhe 12 kate ndërtim. Veçantia e këtij objekti është se duke filluar nga themelet e deri në kat të 12-të përbëhet prej 14 muresh beton e dy zgara hekuri. Kjo përbën dhe vështirësinë kryesore të shembjes së objektit.”, tha drejtori i zbatimit të vendimeve në IKMT, Fatmir Meta, ndërsa bëri me dije më tej se gjithsej do të jenë 12 shpërthime të ndara nga njëra-tjetra deri në shembjen e godinës së dëmtuar nga tërmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT