SHPRESË/ Rritet numri i të shëruarve në Shqipëri, 150 qytetarë fitojnë betejën me Covid në 24 orët e fundit

Një lajm tepër i mirë vjen në vendin tonë sa i përket situatës së Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën.
Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.
Kjo është një shifër më e lartë se ditën e djeshme, ku siç u lajmërua 141 qytetarë e kishin fituar betejën me virusin.