“Shqipen s’mund të na e heqin prej shpirti”, modelja me lot në sy: Ndoshta thoni se bëj jetë luksoze, por vetëm këtu mund të flas shqip!

Mali i Zi votoi për Parlamentin e ri, ndërsa garuan edhe dy koalicione të partive shqiptare. Dhe Emina Cunmulaj u rikthye në vendlindje vetëm për të votuar dhe për t’i përcjellë një mesazh të gjithë shqiptarëve që të votojnë për gjuhën shqipe.
Cunmulaj dha një mesazh tejet prekës ne nje deklarate per mediat për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, duke iu bërë thirrje të votojnë masivisht për të ruajtur mbi të gjitha gjuhën e tyre.
Ajo është shprehur se njeriu mund të shëtisë anembanë botës, por nuk mund të gjejë kurrë si vendin dhe gjuhën e tij.
“Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në Mal të Zi. Mburrem që jam shqiptare prej Malit të Zi, kështu që dua të mburren edhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Më kujtohet që kur isha fëmijë, ecja 2 orë në këmbë për të shkuar, librat i blinim vetë. Sot nuk është e lehtë të fitohet leku, pandemia, katastrofa nëpër botë. Ne jemi vend i vogël dhe popull i vogël, duhet të ngrihemi për njëri-tjetrin. Ne i themi njëri-tjetrit ‘mirëmëngjes’.
“Duhet të çohemi prej gjumit. Rini çohu, se gjenerata juaj, fëmija juaj s’do ketë të drejtë të flasë shqip. Ndoshta thoni se je diku larg, dhe bën një jetë luksoze, unë jam rritur në këto troje. Unë vend më të bukur se Ulqini nuk kam bërë pushim. Kam lëvizur në vendet më të bukur të botës, por në fund të fundit shkoj në Ulqin. Se aty flitet shqip. Kam qejf kur vij dhe t’i flas dikujt shqip, ti them ‘Mirëdita si jeni zonjë’. Flisni shqip se jeni shqiptar mos harroni. Nuk mund të harrosh se nga vjen. Ne na vuan shpirti dhe zemra që nuk mund të flasim shqip, ju mundeni. Votoni për gjuhën tuaj”, tha ajo ndër të tjerash.