Shteti afrikan ndjek shembullin e Kosovës dhe Serbisë, gati të hapë ambasadë në Jeruzalem

Pas Kosovës dhe Serbisë, edhe shteti afrikan i Malavisë do të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i ri i këtij shteti, Lazarus Chakëera, i cili mori detyrën në 6 korrik, ku premtoi një seri reformash që përfshinin hapjen e ambasadave në shumë shtete të botës.
Nëse Chakëera përmbush premtimin e tij, Malavi do të ishte vendi i parë afrikan që do të hapte një zyrë diplomatike në Jeruzalem.
Deri më tani vetëm SHBA dhe Guatemala kanë ambasada të plota në Jerizalem, ndërkohë që listës pritet t’i shtohen edhe Kosova me Serbinë.