Shtyhet mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkak…

Është shtyrë për në datën 2 tetor, mbledhja e planifikuar më 25 shtator, mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Lajmin e bën të ditur kryeministri i Kosvës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në facebook.

Ai shkruan se shkak i shtyrjes së mbledhjes, është bërë seanca e Kuvendit të Kosovës.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT