Si u ndanë votat në trevat shqiptare në Mal të Zi

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, katër komunat më të rëndësishme shqiptare në Mal të Zi që janë Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia kanë votuar më shumë për partitë shqiptare por jo në unanimitet.

Kështu në komunën e Ulqinit, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nga 13505 votues në lista, janë gjetur, 13371 fletë votimi të vlefshme.

Nga këto: 325 vota janë gjetur për Partinë Boshnjake, 11 vota për Iniciativën Qytetare Kroate, 379 vota për Partinë Socialdemokrate të Malit të Zi, 8 vota për Partinë Reformiste Kroate, 849 vota për “E Bardha në të Zezë” e Dritan Abazoviçit, 3537 vota për “Koalicionin Shqiptar” të Mehmet Zengës, 4001 vota për Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi të Gjukanoviçit, 803 vota për koalicionin pro serb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” dhe 2326 vota për Listën Shqiptare të Genci Nimanbegut dhe Nik Gjeloshit.

Në Ulqin parti e parë ka dalë Gjukanoviçi,  në vend të dytë e të treetë partitë shqiptare e në vend të katërt Dritan Abazoviçi. Partitë shqiptare kanë marrë 5864 vota, më pak se gjysma e votuesve të përgjithshëm.

Në Tuz: nga 8270 votues në lista kanë votuar 8197 zgjedhës. Nga këto: 370 vota kanë votuar për socialdemokratët e Ivan Brajoviçit, 920 vota për Partinë Boshnjake, 1 votë ka marrë alternativa kroate, 96 vota Partia Socialdemokrate, 6 vota Partia Reformiste Kroate, 114 vota “E bardha në të Zezë” e Dritan Abazoviçit, 426 vota “Koalicioni Shqiptar” i Mehmet Zengës, 2619 vota DPS e Gjykanoviçit, 204 vota koalicioni proserb i Krivokapiçit dhe 3284 vota Lista Shqiptare e Nik Gjeloshit e Genc Nimangegut, që ka dalë parti e parë. Pra 7510 vota kanë marrë partitë shqiptare duke marrë më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar.

Në Plavë: Nga 5471 zgjedhës kanë votuar 5416. Nga këto: 1140 vota kanë fituar socialdemokratët e Ivan brajoviçit, 1024 Partia Boshnjake, 6 vota Nisma Qytetare Kroate, 338 vota Partia Socialdemokrate, 1 votë Partia Reformiste Kroate, 34 vota lista e Dritan Abazoviçit, 19 vota Koalicioni Shqiptar i Mehmet Zengës, 1565 DPS e Gjukanoviçit, 1066 vota partia proserbe e Krivokapiçit dhe 86 vota Lista Shqiptare e Nimanbegut e Gjeloshajt.

Pra në Plavë partitë shqiptare kanë pësuar një humbje kolosale. Fituesi, përveç partisë në pushtet është edhe patia proserbe.

Në Guci; nga 2175 votues janë gjetur 2133 vota të vlefshme. Nga këto: 384 vota janë për socialdemokratët e Ivan Brajoviçit, 217 vota për Partinë Boshnjake, 13 vota për Nismën Qytetare Kroate, 81 vota për Partinë Socildemokrate, 1 votë për Partinë Reformiste Kroate, 7 vota për Listën e Dritan Abazoviçit, 208 vota për Koalicionin Shqiptar të Mehmet Zengës, 882 vota për DPS-në e Gjukanoviçit,  73 vota për opozitën proserbe, 253 vota për Listën Shqiptare. Në Guci, partitë shqiptare nuk kanë marrë as çerekun e votave.

Në kryeqytet Podgoricë ku jetojnë një numër i rëndësishëm shqiptarësh, nga 123556 emra në listë, kanë votuar 122249 zgjedhës. Nga këta: 3469 kanë votuar socialdemokratët e Brajoviç, 1405 partinë Boshnjake, 142 Nismën Qytetare Kroate, 3711 PSD-në, 176 Partinë Reformiste Kroate, 10 525 kanë votuar Listën e Dritan Abazoviçit, 69 vota ka marrë Koalicioni Shqiptar i Mehmet Zengës, 41923 ka marrë DPS e Gjukanoviçit, 40873 opozita proserbe e Krivokapiçit dhe 260 vota Lista Shqiptare e Gjeloshajt dhe Nimanbegut.

Një numër votash, partitë shqiptare kanë marrë edhe në komunën e Tivarit, kryesisht në lagjet e fshatrat përreth qytetit të vjetër.

Kështu Lista Shqiptare ka marrë 102 vota kurse Koalicioni Shqiptar 288 vota. Tivari ka gjithsej 26846 fletë të vlefshme votimi. Në ish-qytetin shqiptar parti e parë ka dalë DPS e Gjukanoviçit me 9696 votues dhe në vend të dytë opozita proserbe me 6972 vota.

Dritan Abazoviçi ka marrë 1648 vota. Ka komuna ku partitë shqiptare kanë marrë 0 vota që janë Xhabjaku dhe Plavnik. Në komunat e tjera, gjithsesi forcat shqiptare kanë marrë një numër votash, edhe pse të pakta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT