Simptoma që tregon qartë se jeni infektuar me Covid-19

Shpeshherë Covid-19 ngatërrohet me gripin apo viroza të stinës, pasi shumë prej shenjave janë të ngjashme me to.

Simptomat kryesore janë temperatura dhe kolla e thatë, por edhe humbja e nuhatjes e shijes. Në rastet e rënda, vështirësia në frymëmarrje.

Por, një studim i kërkuesve shkencorë të Hospital St. James dhe Trinity Translational Medicine Institute të Dublinit, thotë se lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen.

Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që u vëzhguan (52,3%), thanë se ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës 10 javë pas infektimit, periudhë ku supozohet që të ishin rikuperuar.

Shkencëtarët irlandezë shtojnë gjithashtu se lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, edhe kur ato ishin të rënda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT