Situata në spitalet COVID/ Ministria jep detaje, sa pacientë janë të intubuar dhe sa në terapi intensive

Vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavrius në vend, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 123 raste të reja, ndërsa pesë persona humbën jetën.

Po ashtu i lartë vijon të mbetet edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria ka bërë edhe njëherë thirrje për respektimin e masave anti-COVID, duke vënë theksin tek mbajtja e maskave kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT