Superhetuesit e “FBI-së shqiptare”/ SHBA: A doni ta bëni Shqipërinë më të mirë? Aplikoni këtu

Ambasada e SHBA ka reaguar pas hapjes së garës për përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur edhe si “FBI-ja shqiptare”.

Përmes një deklarate, SHBA thkeson se mbetet e angazhuar në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional.

“Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend”, thekson ambasada, “dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve”.

Mesazhi i Ambasadës

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv

Back to top button
LAJMET E FUNDIT