Syla: Duhet të mirëpritet riemërimi i Ujmanit me Liqeni Trump

Drejtor i Institutit të Historisë, Sabit Syla, ka folur për emërimin e Liqenit të Ujmanit në atë Liqeni Trump.
Ai ka thënë se kjo duhet të mirëpritet nga të gjithë shqiptarët.
“Në rastin konkret që flasim unë konsideroj se një gjë e tillë duhet të jetë e mirëpritur në përgjithësi nga shqiptarët në Kosovë dhe më gjerë, pra propozimi i ambasadorit Ruchard Grenell, që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump për faktin se për gjatë historisë SHBA-të kanë pasë një faktor kyq në të gjitha proceset e Lëvizjes sonë Kombëtare Shqiptare që janë zhvilluar në veçanti gjatë shekullit XX”.
“Të gjithë presidentët amerikanë në historinë tonë zënë një vend nderi. Pra, SHBA-të, kanë rol kyç në shtet formimin e Shqipërisë dhe Kosovës”.
“Sot kemi më aleatin më besnik dhe strategjik duhet të jemi populli më proamerikanë. Edhe presidenti Trump si presidentët tjerë do t’i jap Kosovës rol kyç në proceset që është duke kaluar tani”, ka thënë Syla.