Takimi në Uashington, provokon kryeministrja serbe: Marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA, mënyra e duhur për të mos e njohur Kosovën

Kanë kaluar vetëm dy ditë prej momentit të nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa nuk ka munguar komenti i Kryeministres së Serbisë Ana Branbiç e cila ka deklaruar Beogradi nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje me Prishtinën.

Sipas saj marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA-ja bëri që Serbia të gjente mënyrën e duhur për të mos e njohur Kosovën.

“Ne nuk kemi nënshkruar asgjë me Prishtinën, Amerika është ndërmjetësi ynë. Ne duhej të gjenim një mënyrë krijuese, si t’i drejtohemi të ardhmes, pa e njohur Kosovën”,  tha Brnabiç.

Ndërkohë i dërguari i Trump, Richard Grenell, i cili ka ndërmjetësuar dialogun Kosovë-Serbi është shprehur se marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë, pasqyron vizionin e presidentit Donald Trump. Më tej ai shtoi se çfarë përmban marrëveshja me dy shteteve  dhe ka theksuar se këtë nuk e gjeti në asnjë media amerikane.

“Marrëveshja e së premtes pasqyron vizionin e presidentit Trump, të cilin e kishte prej kohësh për Kosovën dhe Serbinë, për t’u përqëndruar në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin industrial si parakushte për zgjidhjen e përhershme të mosmarrëveshjeve politike. Besimi i tij që nga fillimi ka qenë se fillimisht duhet të bëhet krijimi i mundësive dhe të ardhmes për të rinjtë, sesa në fokusimi në pikët politike, simbolikës ose ndreqjes së gabimeve historike. Shtetet e Bashkuara do të kalojnë vitin e ardhshëm në zbatimin e këtyre marrëveshjeve të reja dhe njerëzit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë kanë besimin e plotë të Administratës së SHBA-së për t’i çuar ato përpara”,shprehet ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT