Të shkarkuarit nga Vettingu kërkojnë të drejtat, letër Prokurorisë: Duam rrogat e fundit

Të shkarkuarit nga Vettingu por edhe nga KPA nuk heqin dorë nga të drejtat e fundit.

Ata i kanë shkruar letër Prokurorisë së Përgjithshme dhe kërkojnë që t’u jepen 2 rrogat e fundit.

Gjyqtarët dhe prokurorët që shkarkohen nga Vettingu, kanë të drejtën e marrjes së pagës me 80 % deri në vendimin e KPA.

Në momentin që KPA vendos shkarkimin e tyre atëherë rroga u ndërpritet.

Pasi letra ka shkuar në prokurorim kjo e fundit ia ka kaluar KLP-së e cila do të marrë një vendim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT