Thirrja e Metës për Këshillin Politik: Realizoni sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Politik, Presidenti Ilir Meta, reaguar në Facebook.

Kreu i Shtetit shkruan se është e domodsoshme që të realizohet sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij këto ndryshime duhet të bëhen me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit”.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT