TKZ me apel të fortë: E pafalshme, nëse nuk e ndjeni peshën e fanellës, tërhiquni

Tifozët Kuq e Zi, grupimi më i famshëm i Kombëtares, nuk e kanë pritur mirë humbjen përballë Lituanisë, më saktë nuk kanë pritur mirë mungesën e impenjimit dhe profesionalizmit nga lojtarët dhe pjesëtarët e ekipet përfaqësues.
Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, TKZ i bën apel të gjithë protagonistëve të ekipit kombëtarë të marrin përgjegjësi:
Dashurinë për Kombëtaren nuk na e mohon askush, as rezultatet e as mos-impenjimet e protagonisteve që zbresin në fushën e lojes, apo atyre që sot mund të kenë marrë përgjegjësi për të administruar me ekipin.Këtë dashuri e kemi dëshmuar edhe shumë herë të tjera duke mos rreshtur për asnjë moment së përkrahuri ekipin kombëtar.
Ne do ta përkrahim gjithmonë e gjithnjë, pavarësisht rezultatit dhe dëshirës për të fituar, por edhe nuk do rrijmë duarkryq, por kërkojmë përgjegjësi e llogari, ndoshta jo shumë për humbjen sesa për mos-angazhimin dhe ndjesinë e peshës së fanellës kuq e zi dhe asaj që ajo përfaqëson për neve.
Aspak profesionale mungesa e disiplinës nga lojtarët, dhe atyre që ju japin leje, që vetëm një natë me herët marrin pjesë nëpër festa, e të njëjtit mundohen të fshihen pas fatit.
Merrni përgjegjësinë, pasi ne #nukharrojme
Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni, pasi nuk lejojmë tallje me diçka që për neve konsiderohet e shenjtë!