Tre javë luftë me vdekjen në intubim nga Covid, lajm i mirë për 65-vjeçarin Arben Dojaka

Arben Dojaka, është 65-vjeçari, i cili arriti të dalë nga gjendja e vështirë e intubimit pas 3 javësh duke u rikthyer në jetë.
Sot vetë ministrja Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë, se ka mundur të dalë nga spitali.
“Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet në shtëpi i shëruar,” shkruan Manastirliu.
Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 “Shefqet Ndroqi”.
“Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke berë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake,” përfundon ajo.