U panë shtrembër kur qetheshin tek berberi/ Si nisi sherri me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku një 20-vjeçar qëlloi për vdekje Armando Baboçin dhe plagosi djalin e tij 19 vjeç Eraldo Gjinin.

Mësohet se konflikti ka nisur në një berberhane, ku Gjini dhe Klodian Daçi kishin shkuar për t’u qethur. Pas disa shikimeve “shtrembër”, dy të rinjtë janë konfliktuar me grushta, ndërsa Gjini e ka goditur Daçin me një palë gërshërë që i kishte marrë në berberhane.

Shqiptarja raporton se pas kësaj Daçi ka shkuar dhe ka mbledhur grupin e tij, me 8 persona, të cilët janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva. Ata kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Eraldo Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij. Si pasojë e përplasjes fizike dhe sendeve të forta, Klodian Daçi, ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar katër herë, duke e vrarë në vend Armando Baboçin dhe plagosur djalin e tij, Eraldo Gjini.

Gjithashtu ai ka plagosur padashje edhe një mikun e tij, Enrik Tatazin. Pas ngjarjes policia ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Personat e përfshirë në ngjarje nuk janë të panjohur në qytetin e Durrësit, pasi të dy familjet janë pronarë biznesesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT