VIDEO/ I maskuar me kapele, kush e depozitoi dosjen e bujshme të Hagës kundër drejtuesve të UÇK-së

Dosja e mbërritur në zyrat e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka tronditur Kosovën, pasi aty pretendohet se janë akuza të forta ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të disa prej figurave të UÇK-së.

Edhe sot në zyrat e OVL-UÇK, janë dërguar dokumente ku po pretendohet se janë nga Gjykata Speciale nga persona të pa identifikuar ende, ndërsa kësaj radhe në këto dosje janë emrat e presidentit Hashim Thaçi, liderit të PDK’së, Kadri Veseli, deputetit të VV’së, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në facebok ka publikuar dy video në të cilen shihet personi teksa ka lënë dosjet në zyrat e OVL-së UÇK-së.

Në video shihet teksa një ushtar i FSK-së sheh të gjithë ngjarjen teksa personi anonim lë dosjet në zyre. Ndërsa zyrtarja e cila shihet në video flet: “Qe po qona me kqyr kush po na i lenë qito, dhe ma drejton dorën edhe ecën”, janë fjalët e zyrtares e cila ka qenë në vendin e ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT