VIDEO: Kundërshtoi gjobën për maskën, policia dhunon një qytetar në qendër të Prishtinës në sy të fëmijëve

Një një video që ka publikuar portali Periskopi shfaqen disa policë të Kosovës, teksa ushtrojnë dhunë fizike ndaj një burri në qendër të Prishtinës.
Portali raporton se sipas informatave jo zyrtare, situata e rëndë është krijuar pasi qytetari është konfliktuar me policinë, pasi kjo e ka ndaluar në rrugë për ta gjobitur për mos mbajtjen e maskës.
Në video shihet se burri goditet në prani të fëmijëve dhe të një gruaje – shkruan portali.
Ligji për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive në Kosovë është ashpërsuar së fundmi në kuadrin e Covid 19, duke përfshirë ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra
Një ndër to është gjoba në rast se nuk e mbani maskën.