VIDEO/ Shqipëria U-21 mban gjallë shpresat, mposht thellë Austrinë

Shqipëria e “vogël” funksionon më mirë në transfertë sesa në fushën e vet.

Fakt që djemtë e Alban Bushit, pas fitores me Kosovën vitin e shkuar, e kanë vërtetuar sot në Ried ndaj Austrisë.

Edhe pse përballë kanë pasur një skuadër, e cila renditet e dyta në grup dhe është favorite për t’u kualifikuar më tej së bashku me Anglinë, kjo nuk i ndali kuqezinjtë që jo vetëm të fitonin me rezultat të thellë 1-5, por edhe të dominonin thuajse gjatë gjithë takimit, duke thyer kështu çdo parashikim të mundshëm të bërë mbi këtë përballje. Kallaku, Tuci, Selmani dhe Muci me dopietë ishin autorët e golave të Shqipërisë.

Sakaq, vlen të theksohet se kjo ishte e vetmja fitore e kuqezinjve me një rezultat të tillë dominues, që kur mundnim 5-0 në transfertë modestët nga Ishujt Faroe.

Kjo fitore e ka ngjitur Shqipërinë U21 në vendin e tretë të renditjes së Grupit 3.

Kuqezinjtë kanë shkuar në kuotën e 8 pikëve, katër larg Austrisë së vendit të dytë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT