VIDEO/ Shqiptari Dritan Abazoviç: Mali i Zi nuk do jetë krahinë e Shqipërisë së Madhe

Në Malin e Zi tensionet e krijimit të qeverisë së re kanë filluar, ndërsa shqiptari Dritan Abazovic që drejton listën Bardh e Zi e që mori 4 deputetë në zgjedhjet e së djelës, thotë se Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe.

“Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, dhe as krahinë e Shqipërisë së Madhe. Ne nuk duam ngjarje të ngjashme me Maqedoninë e 2015”, tha në konferencën e sotme për shtyp që sapo ka përfunduar, kreu I listës Bardh e Zi, Dritan Abazovic.

I konsideruar si “kingmaker” i qeverisë se re që do të nxjerrë nga loja Milo Gjukanovic që ka gati 30 vjet në pushtet në shtetin fqinjë, Abazovic kujtoi ngjarjet e Maqedonisë së 2015, kur ky vend, I drejtuar nga Gruevski u përball me një krizë të rëndë politike, sidomos pas akuzave të rënda të ish liderit të opozitës së kohës Zoran Zaev.

Abazovic dënoi kërcënimet dhe dhunën e një dite më parë.

“Ne mundëm mafien në zgjedhje, por askush nuk mund të mposhtë shtetin tonë të përbashkët. Ne I ftojmë të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe të festojnë. Do tu japim dorën të gjithëve, partive ytë pakicave dhe të gjithëve që jetojnë në Malin e Zi. Mos lejoni që sjelljet tuaja apo element të future te jut ë rrezikojnë fitoren” tha Abazovic.

“Le të ruajmë paqen dhe të veprojmë si një shoqëri dhe një shtet serioz. Ju jap fjalën se nuk do ti nënshtrohem asnjë lloj presioni dhe do të drejtohem nga interesat kombëtare të Malit të Zi. Interesi më I madh është të përfundojmë tranzicionin dhe të formojmë një qeveri eksperte” tha Dritan Abazovic.

Shqiptari tha se me kolegët e opozitës ka rënë dakord për parimet e qeverisë së ardhshme.

“Ne duhet të formojmë një qeveri eksperte dhe të fillojmë të zgjidhim problemet e akumuluara. Nuk do të ketë vend për stafin e DPS në qeverinë eksperte, por në administratë, natyrisht. Ne duhet të përdorim të gjitha kapacitetet njerëzore të shtetit tonë. Dhe për disa nga stafi i DPS, do të ketë vende para autoriteteve gjyqësore të vendit tonë” tha Abazoviç duke shtuar se statusi I Malit të Zi në NATO dhe politika e jashtme e këtij shteti nuk do të ndryshojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT