Virusi do bëhet më agresiv më uljen e temperaturave? Tomini jep detaje, zbulon cila është mbrojtja më e mirë

Eugena Tomini ka dhënë detaje mbi situatën aktuale të Covid-19 në vend dhe frikën që ekziston nga shpërthimi i virusit në vjeshtë.
Në një intervistë për A2 shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik u shpreh se ardhja e vjeshtës, bashkë me viruset e tjera të stinës, sjell vështirësi për të kuptuar apo parashikuar situatën.
“Bashkëekzistenca e viruseve të tjera bashkë me covid me ardhjen e vjeshës, por nuk e kemi parashikuar cfarë do të ndodh. Predominanca e një viruesi apo bashkëjetesa me disa viruse, as kjo gjë nuk dihet. Virusi nga ana tjetër a vërtetuar që nuk është sezonal” shtoi Tomini.
Ajo ka folur gjithashtu edhe për rëndësinë e maskave, ku sipas saj mbajtja e saj pengon në përhapjen e virusit.
“Rëndesia e maskave, është me shumë vërtetësi pasi ka disa studime. Por këto studime nuk është se janë të konsoliduar. Por mbajtja e maskave është prandalues ndaj virusave, ndaj spërklave, kjo predispozitë për të transmetuar infeksionin nëpërmjet spërklave e pengon. Është një mbojtje e mirë” tha Tomini.
Tomini gjithashti foli lidhur me situatën në shkolla, dy javë pas hapjes së tyre. Sipas saj situata nuk është alarmuese dhe se rastet e evidentuara janë izoluar.
“Shkollat kanë dy javë që kanë filluar. Është e vërtëtë fakti është se elementi, zbatimi i masave, i protokollit. Kjo pritej por nuk është alarmuese. Kemi evidentuar masat në kohë dhe janë izoluar si raste” përfundoi Tomini.