“Virusi është ende mes nesh”- Ministria apel bizneseve: Punonjësit të punojnë nga shtëpia kur…

Vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus të regjistruar në vend, ku në 24 orët e fundit u zbuluan 131 të sëmurë, ndërsa tre persona humbën jetën.
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel edhe njëherë bizneseve e institucioneve për respektimin e masave.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Mirela Cami, tha se virusi është ende mes nesh, duke bërë thirrje që, kur është e mundur, punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.
Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri”, u shpreh Cami.