Vrau Esad pashë Toptanin, Meta i jep dekoratën më të lartë Avni Rustemit: Asgjësoi armikun e brendshëm (FOTO)

Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës, Heroin e Popullit Avni Rustemin.

“Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.

Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës.”, shkruan presidenti Meta.

Kujtojmë se gjatë përplasjes me Edi Ramën, presidenti shpesh herë e ka identifikuar vetën me Avni Rustemin.

 “Edi thellohu! Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit por i Avni Rustemit”, ka deklaruar presidenti.

Kush ishte Avni Rustemi

Avni Rustemi  ishte mësues, publicist, dhe deputet shqiptar. Ka qenë themelues dhe drejtues i shoqërisë “Bashkimi” dhe anëtar i opozitës demokratike i zgjedhur deputet në dhjetorin e 1923.

Njihet gjithashtu si ekzekutues publik i Esad pashë Toptanit, të cilin e konsideronte tradhtar të kombit shqiptar, veprim për të cilin u shpall i pafajshëm nga një gjykatë franceze.[1].

Vrau Esad pashë Toptanin, Meta i jep dekoratën më të Vrau Esad pashë Toptanin, Meta i jep dekoratën më të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT