Vuçiç i gatshëm të shkelë marrëveshjen e Uashingtonit, do të telefonojë Netanyahun për t’i kërkuar të mos njohë Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se nuk do t’i përmbahet marrëveshjes së nënshkruar mes tij dhe kryeministrit kosovar Avdullah Hoti në Uashington.
Vuçiç po planifikon që ditën e nesërme të telefonojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe t’i kërkojë që Izraeli të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Në marrëveshjen që u nënshkrua në “Shtëpinë e Bardhë” shkruhet se Serbia duhetr ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem dhe Kosova do të hapë një ambasadë po aty, me Izraelin që do të njohë Kosovën sis htet të pavarur.
Sipas Jerusalem Post, pala serbe do të kërkojë që Izraeli të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën “nën një prag të caktuar”.
Sipas Serbisë, situata e Izraelit me Kosovën duhet të jetë e njëjtë si ajo me Tajvanin, ku Izraeli ka një konsullatë dhe lidhje tjera diplomatike, por jo një ambasadë apo njohje zyrtare të pavarësisë.
“Nëse Izraeli njeh Kosovën, Serbia prapëseprapë mund të hapë ambasadën në Jerusalem, por lidhjet me Beogradin do të degradoheshin ndjeshëm”, thuhet në këtë shkrim të Jeruzalem Post.