“Vuçiç luftoi shumë kundër normalizimit të marrëdhënieve Jeruzalem-Prishtinë”

Takimi i Washingtonit, që u mbajt me një objektiv të qartë, përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, pati dhe një element surprizë, të dy vendet njoftuan një përmirësim të marrëdhënieve me Izraelin, një njoftim I bujshëm ky si për administratën Trump, ashtu edhe për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Serbia njoftoi se do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, vendi i parë europian që e bën një gjë të tillë, ndërsa Kosova do të normalizojë raportet e do të vendosë marrëdhënie diplomatike me shtetin hebre. Por “The Times of Israel “, shkruan se presidenti serb nuk ka qenë i kënaqur me formalizimin e marrëdhënieve Jeruzalem-Prishtinë.
Duke cituar një shënim në ëebsiten e tij, gazeta thotë se “ ka pasur luftë të madhe në Washington mbi dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Izraeli dhe Kosova të njohin njëri-tjetrin”, me argumenton se kjo do të minonte politikat serbe. Në fund megjithatë duket është dorëzuar, duke u shprehur se nëse “Izraeli e respekton Serbinë, ne do të zhvendosim ambasadën në Jeruzalem”.
Netanyahu sqaroi se dhe “Kosova ka rënë dakord të hapë ambasadën në Izrael, më konkretisht në Jerusalem”, duke u bërë kështu shteti i parë me shumicë myslimane që do të ketë ambasadën në këtë vend.