Vuçiç: Serbia plotësisht e përkushtuar për zgjidhje kompromisi me Kosovën

Me rastin e 75-vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij deklaroi se Serbia është “plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës”.
Vuçiç gjithashtu tha se vendimi i njëanshëm i Prishtinës për të shpallur pavarësinë ka rrezikuar sigurinë e Serbisë dhe të gjithë rajonit.
Presidenti serb në vazhdimësi gjatë viteve të fundit ka folur për një zgjidhje kompromisi për Kosovën mirëpo pa dhënë detaje se çfarë parasheh ajo.
Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënshkruan një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.