Zbardhet marrëveshja Kosovë-Serbi: Nga ndërtimi i autostradës dhe hekurudhës tek ndalimi i fushatës së mosnjohjes nga Serbia (DOKUMENTI I PLOTË)

Është zbardhur përmbajtja e marrëveshjes së arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, e cila përmban 16 pika.
Sikurse është theksuar vazhdimisht, thelbi i kësaj marrëveshje ishte normalizimi i marrëdhënieve ekonomike, ndërsa pika e parë e marrëveshjes ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade Beograd-Prishtinë, projekt i diskutuar edhe më herët.
“Përveç kësaj, të dyja palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës Beograd-Prishtinë me një port të thellë në detin Adriatik. Të dyja palët do të bashkohen në një mini-shengen ballkanik, ndërsa do të njohin reciprokisht diplomatët dhe certifikatat profesionale”, thuhet në marrëveshje.
Disa nga pikat e marrëveshjes:
Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.
Për më tepër, të dy palët do të angazhohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët për opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port të detit të thellë në Adriatik.
Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Belgrade) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SH.B.A’së dhe EXIM në memorandumet e mirëkuptimit për të operacionalizuar sa vijon:
Autostrade e Paqes
Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Prishtinës dhe Merdares
Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Nishit dhe Prishtinës
Të sigurohet financimi për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
Për më tepër, projektet bilaterale
Një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar me orar të plotë në Beograd, Serbi.
Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë Facilitetin e Pikës së Përbashkët të pikës kufitare në Merdare.
Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A’së dhe subjekteve të tjera të Qeverisë së SH.B.A.-së, për të gjetur zgjidhje dhe fizibilitet për qëllimin e ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.