Zjarri në Priskë, Veliaj i ‘përvishet’ Metës: Politikanët që kanë ndezuar zjarre në 30 vite, kritikojnë heronjtë mes birrave në pushim të ndeshjeve

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar 60 zjarrfikësit heronj që luftuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët në zonën e Priskës.
E ndërsa ka bërë këtë ai ka thumbuar edhe presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit publikoi video nga zjarri dhe u bëri thirrje autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë.
Veliaj në postimin e tij, shkruan se politikanët që veç kanë ndezur zjarre në 30 vjet, kritikonin punën e ‘heronjve’ mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze.
“Faleminderit 60 Zjarrfikësve heronj! Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët”, shkruan Veliaj.