Zoran Zaev: Greqia e gatshme t’i japë vaksinën e Covid Shqipërisë dhe Maqedonisë

Greqia ka pranuar që ta sjellë vaksinën e Covid në vendin tonë e në Maqedoni.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i cili ka thënë se Kyriakos Mitsotakis ka qenë i gatshëm të ofrojë vaksinën për të dyja vendet.

Vaksina fillimisht do të mbërrijë te vendet anëtare të BE, po ata mund ta dërgojnë te vendet fqinje.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi vaksina do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim. Për mua, kjo deklaratë është një provë e miqësisë së mirë”. – tha Zaev.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT