1,3 mln USD mashtrim për puset e naftës, Gjykata jep vendimin për të akuzuarit, kapja e ish-drejtorit të OST u dekonspirua

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Denis Durrsin, nga arrest në burg në arrest shtëpie, pasi vetë prokurori kërkoi në sallë të gjyqit zbutjen e masës së sigurisë. Organi i akuzës e kërkoi ndryshimin me masës për shkak se 38 vjeçari kishte nënën të sëmurë. Denis Durrësi do të qëndorojë në arrest në shtëpi me vëzgim elektronik.

Denis Durrësi me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, është i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërsa për të dyshuarit e tjerë gjykata la në fuqi masën e dhënë në mungesë. Arrest në burg për: Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Simon Marku., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj Rezarta Sulejmanit, 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Të shpallur në kërkim janë edhe biznesmeni Isuf Berberi, i cili është biznesmen hidrokarburesh, si edhe ish-kreu i OST-së, Klodjan Gradeci.

Burime kanë njoftuar se Gradeci është larguar nga territori shqiptar ditën e hënë, një ditë përpara arrestimit, në drejtim të Turqisë, kjo ka bërë që prokuroria të ketë dyshime se operacioni është dekonspiruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT