9 mësues dhe 7 nxënës pozitivë me Covid, ky qytet në Shqipëri shfaq shifra shqetësuese

Infektimet me Coronavirus në Bashkinë e Elbasanit, por edhe gjashtë bashkitë e tjera, kanë shënuar shifra shqetësuese ditët e fundit.

Edhe gjatë të martës shifrat në këtë qark kanë qenë të larta dhe ndër të prekurit me Covid-19 rezultuan edhe dy mësues në Bashkinë e Belshit, të cilët aktualisht janë vetëkarantinuar.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve në Bashkinë e Elbasanit janë të prekur nga virusin e rëndë 9 mësues dhe 7 nxënës, të cilët janë vetëkarantinuar.

Gjithashtu, pozitivë pak ditë më parë rezultuan kryebashkiaku i Librazhdit, kryetari i Qarkut dhe kryetari i degës së PD për Elbasanin, që gjithashtu janë vetekarantinuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT