A do ta njohë Greqia-Kosovën? Ja si përgjigjet ministri Dendias

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ai në aeroport është pritur nga kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ndërkohë në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin Hoti.

Dendias është pyetur nga gazetarët për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, megjithatë s’ka dhënë ndonjë përgjigje specifike.

Ai ka thënë se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.

“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, tha Dendias.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT