A do të takohet me Merkel në Gjermani? Rama: Mos dëgjoni pusetën dixhitale të Saliut
Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se nuk do të ketë një takim me kancelaren Angela Merkel duke përgënjeshtruar titujt në media. Ai tha se ka pasur komunikime të vazhdueshme me Merkel mbi punën e përbashkët.
Ndalur te vlerësimet brenda PS, ai tha se kjo fazë do të ndahet në tre cikle, ndërsa shtoi se të rinjtë do të jenë të mirëpritur në Partinë Socialiste. Kreu i qeverisë ironizoi konferencën e Partisë Demokratike, si dhe procesin zgjedhor brenda të kësaj partie.
“Fakti që ju dëgjoni vetëm batutat është puna juaj se mund të mbash një fjalim një orë, 2 orë ju batutat keni për lajme. Fol për ekonominë. Po të rrëshqiti goja që t’i japësh ndonjë ngjyrë bisedës ajo ngjyra del në televizor. Kjo është pjesë e juaja jo e ima. Programi ynë është një kantier që vazhdon. Qeveria është në punë nëse ju doni të dini më shumë për punët e qeverisë, bujrum por nëse ekranet kanë më shumë vend për Çimin që i ra me tullë Gimit, nuk mbetet shumë për të thënë.
U kam thënë rrini larg pusetës dixhitale të Saliut por ju nuk më dëgjoni, aty ka shumë lëndë helmuese dhe ushtarake. Me kancelaren jam takuar sic takohesh këtë periudhë përmes kompjuterit, kemi qenë rreth një orë bashkë dhe kemi diskutuar për të gjitha ato që mund të diskutoni dhe se kuptoj pse të shkoj në gjemani nesër dhe të takoj sërish kancelaren, me të jam në kontakt të vazhdueshëm dhe jo gjithmonë bëhen publike pasi është pjesë e punës. As herës tjetër nuk kisha takim me kancelaren dhe as do e takojë”, tha Rama.
Sa i përket vlerësimeve në fund të tre cikleve, kryesocialisti u shpreh se do të bëhet një vlerësim që do të jetë i vlefshëm.
“Kjo nuk bëhet për të bërë zhurma.Unë po i ftoj të bëhen pjesë e skuadrës dhe jo të bëhen kryetarë partie sepse PS nuk ka këtë problem sot. Ne kemi një sistem si shumë parti. Nuk bëhen zgjedhjet për kryetarin kur zgjedh populli me votë. Shikoni Britaninë e Madhe që konfirmimi në popull është i mjhaftueshëm. Pse duhen bërë ato farsat. Je keni parë që kemi bërë edhe gara të tjerë më parë por nuk kanë gara por adeti i shkruar në Kushtetutë. Të rejat dhe të rinjtë kanë 1001 arsye që të vijnë dhe të bëhen pjesë e jona, ashtu si janë bërë deri sot. Qeveria e Shqipërisë është qeveria e shumicës. PS ka 100 mijë anëtarë. Ata të cilët e mbështesin PS, që i japin mandatin të qeverisë, nuk kanë ata të drejtë që kategorinë e tyre ta shohin të ndërlidhur me skuadrën?”, tha më tej Rama.
Lideri socialist u ndal edhe te zgjedhjet brenda PD-së. “Ju thoni të rinjtë, pastaj kur vijnë të rinjtë thoni nuk janë ata që duan, nuk janë me eksperiencë. Meqë u ankua Luli pse nuk i sheh konferencat e mia, Ishte një habi e madhe se ishte si një sallë dasmash si ato që bëhen në autostradë. Imagjinoni çfarë do kishit bërë ju po të bënte PS një votim për atë që nuk doni. Do kishin filluar analizar dhe dializat se çfarë po ndodh. Po të kishim 600 votues në 400 veta. Po të kishit votuar nga 46 herë në 32 kuti. Cili është plani juaj me 5 pika. Këtu është për të qarë. Sa herë dalin këta, këtu po të mos kuptosh se ata nuk kanë gjë në dorë, këtu është për të qarë. Kur ti i thua anëtarësisë tënde hajde voto kë nuk do dhe votojnë pastaj 700 veta në 500 zgjedhës. Ky është një problem i madh’, tha Rama.