A duhet të bëjnë vaksinë e gripit të infektuarit me COVID? Specialistja Silvana Bino sqaron: E rëndësishme…
Prej javësh tashmë, ekspertët e shëndetësisë kanë folur për rrezikun e infektimit njëkohësisht nga koronavirusi dhe gripi, duke inkurajuar qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit.
Doktoreshë Silva Bino, nga Spitali Infektive ku po kurohet nga COVID ka sqaruar se kush mund ta bëjë vaksinën dhe rëndësinë e saj.
Bino ka theksuar se infektimi në të njëjtën kohë me të dy viruset është i rrezikshëm, ndërsa theksoi se personat e infektuar me COVID nuk mund të vaksinohen për gripin, pasi kjo mund t’i rrezikojë jetën.
“Unë jam akoma në spital, po kurohem, jam në gjendje më të mirë. Por sot jam për të folur për vaksinimin ndaj gripit. Covidi nuk është grip, por COVID është edhe me serioz merr forma të rënda! Unë erdha në kohën e duhur në spital. Mund të them që edhe gripi është i rrezikshëm dhe për të duhet të vish në kohën e duhur për kurim. Gripi është sëmundje serioze, por që parandalohet nëpërmjet vaksinës. E rëndësishme është që vaksina nuk dëmton dhe nuk shkakton grip. Është i rëndësishëm për ato grupmoshat që mund të bëjnë infeksione më të rënda ta kryejnë vaksinimin ndaj gripit. COVID s’ka ende vaksinë, por gripi po! Vaksinimi ndaj gripit kryhet në çdo kohë. Këtë vit synimi ynë është që procesi i vaksinimit të popullatës të përfundojë deri në fund të nëntorit. Kur je me COVID s’mund të vaksinohesh! Por vetëm pasi të kesh kaluar koronavirusin, mund të kryhet vaksinimi”, tha Bino.