‘’A janë rritur pagat?’’/ Rama nxjerr shifrat dhe bën krahasimin ndër vite

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar shifrat e rritjes së pagave për vitin 2021. Kreu i qeverisë i përgjigjet me një krahasim pyetjes: ‘’A janë rritur a s’janë rritur pagat?’’.
Sipas tij, në 2006 fondi i pagave ishte 45.5 miliardë lekë, kurse tashmë deri në fillim të 2021 shkon 71.1 miliardë lekë. Me këto shifra do të thotë se në 14 vite fondi i pagave është rritur me 56.2%.
“MIRËMËNGJES dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, ‘A janë rritur a s’janë rritur pagat?”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.