Abuzime me mirëmbajtjen e rrugëve/ Në pranga disa zyrtarë të ARRSH Durrës, në kërkim biznesmeni

Disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës, kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, të akuzuar për abuzim me tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve.

Operacioni është kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ndërsa sipas “Shqiptarja.com”, në pranga kanë rënë disa drejtorë dhe disa inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor. “

Bëhet fjalë për një dëm financiar prej mbi 200 milion lekë të vjetra, që ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit, ndërsa operacioni vijon të jetë ende në zhvillim e sipër.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Mustafa Koka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT