Akuza e fortë e Bashës: Qeveria po fsheh numrin e viktimave nga Covid-19

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po fsheh numrin real të viktimave nga koronavirusi. Sipas Bashës, Ministria e Shëndetësisë po mbulon me shoshë dështimin e kryeministrit Rama në menaxhimin e situatës.
“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament. ku Ministria e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e Ramës me Covid-19. Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që siç e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me Covid, që kurrë nuk u raportuan si të tillë. Me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit.
kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për 6 ditë e për 3-4 ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë 6 ditë, e tre ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit.
Shkak mos marrja e masave, gënjehet me përgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë. Nëse do bliheshin me shumë teste, nuk do pritej 6 ditë për tamponin infeksioni do kontrollohej”, deklaroi Basha.