Akuza të forta ndaj Bashës/ Veliaj: Çështjen e Astirit e la se i dhuruan një makinë, ndërsa një oligark…

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.
Kryebashkiaku nuk kurseu kritikat dhe akuzat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha.
Veliaj tha se Basha e la protestën e Astirit pasi nga kompania që kishte pjesë në ndërtim i dhuroi një makinë.
Sipas tij, Basha ka marrë 2 vila nga një ndërtues që deri dje e quante oligark.
“Basha i ka shitur parimet që në opozitë. PD është një parti që vendos gjoba. Astirin e shiti për një makinë. Një ndërtues që e quante oligark, që i thoshte paston lekët e Edi Ramës, i mori dy vila”.
Këto do ti çoj në nesër në SPAK. PD punon vetëm që të pasurohet familja e Bashës dhe që familja e Berishës mos të shkojë në burg”- tha Veliaj.