Ambasada Amerikane jep lajmin për të gjithë shqiptarët: Ja çmimi ndërkombëtar që do t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë pak çaste më parë me një njoftim të rëndësishëm për gjithë shqiptarët.
Ambasada bën të ditur se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.
Këtë vit kjo ngjarje do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë, kështu që Ambasada iu bën ftesë të gjithëve atyre që kanë dëshirë ta ndjekin ‘live’ të regjistrohen online.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij. Regjistrohuni këtu https://bit.ly/3jxH7Cf dhe shikim të këndshëm të mbrëmjes gala të Festivalit Neustadt të Letërsisë!”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.