Apeli i gazetarit: Shpirti i Remzi Hoxhës s’gjen prehje pa ndëshkimin e urdhëruesit Berisha, organizatorit Gazidede, rrëmbyesit Sefgjini, torturuesit Kumbaro e xhelatit vrasës të tij Meçe

Nga Artan Hoxha

U mbushen plot 25 vite, pa Deshmorin e Kosoves dhe martirin e çeshtjes kombetare, Remzi Hoxha…

Ne 21 tetorin e vitit 1995, u rrembye para punishtes se tij te duroaluminit, nga nje skuader me agjente civile te SHIK-ut famkeq te Gazidedes, per t’u transportuar drejt bazes sekrete ne Vain te Lezhes, ku u torturua barbarisht, u vra mizorisht dhe me pas iu zhduk kufoma pa lene gjurme.

Nuk di te kete nje krim tjeter shteteror, me te dokumentuar me prova, ku te kete patur kaq shume vdekje misterioze, vrasje dhe zhdukje deshmitaresh apo agjentesh te sherbimit sekret..

25 vite me pas, Remzi Hoxha vazhdon te jete pa varr, me kufome te tretur kushedi se ku.

Shpirti i shqiptarit me origjine nga Kaçaniku, nuk do te gjeje prehje per sa kohe,

urdheruesit(Sali Berisha),

organizatoret(Bashkim Gazidede),

rrembyesit(Arben Sefgjini),

torturuesit(Ilir Kumbaro) dhe

xhelatet vrases te tij(Budjon Meçe)

do te jene te pandeshkuar..,

Ne foto 1)-Remzi Hoxha ne te vetmen pamje video, publikuar ne nje nga 6-te serite e emisionit XHUNGEL, me titull:”Remzi Hoxha, Pengu i SHIK-ut”.

Ne foto 2)-Rruga qe mban emrin Remzi Hoxha, ne qytetin Ferizaj te Kosoves.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT