Arrestimet për korrupsion në AKB, dy biznesmenë në hetim, ish-drejtori arratiset nga Shqipëria (emrat)

Zbardhet detajet nga arrestimi i mbrëmshëm i policisë të drejtuesve të AKBN-së, agjencisë që jep lejet për shfrytëzim të minierave.

idhur me operacionin e prokurorisë për arrestimin e zyrtarëve mësohet se Klodian Gradeci ish drejtori i OST (në foto), në kohën e hetimeve ka qenë drejtor i hidrokarbureve. Sipas burimeve nga policia mësohet se një ditë para operacionit ka ikur nga Shqipëria, kjo vërtetohet dhe nga këqyrja e sistemit Tims.

Në kërkim është Isuf Berberi gjithashtu drejtor hidrokarburesh kompanisë FuFarma. Naim Kasa rezulton gjithashtu biznesmen në një kompani fantazëm. Rezarta Sulejmani e cila është lënë arrest shtëpie ishte specialiste tek AKBN. Simon Marku dhe Arben doda kanë qenë  inspektor tatimesh tek drejtoria e Tatimeve, Tiranë. I arrestuari tjetër Denis Durrsi rezulton se ka qene drejtor Auditi.

Nga burimet e policisë mësohet se kanë qenë hetime të nisura para 4 vitesh për zbulimin e grupit, ndërsa gjatë kësaj kohe dëmi i shkaktuar shtetit Është mbi 1 mln dollarë amerikanë.

Zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar akuzohen për disa vepra penale. Sipas Prokurorisë që ka lëshuar urdhër-arrestet, akuzat janë për “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”.

Simon Marku, Arben Doda, Naim Kasa, Denis Durrsi dhe Qani Hoxhaj janë 5 të arrestuarit për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje të ardhurash, shpërdorim detyre dhe kontrabandë mallrash pa akcizë. Ndërsa R.Q. me funksion specialiste është në arrest shtëpie.

Të arrestuar

Denis Durrsi, ka patur rolin e Drejtorit të Auditit.

Qani Hoxhaj, Drejtor Hidrokarburesh

Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë

Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë.

Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN (Në arrest shtëpie)

Simon Marku

Back to top button
LAJMET E FUNDIT