‘Avullimi’ i 2 mln euro nga thesari i shtetit në Kosovë, Ministrja e Financave: Do të kërkoj…

Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar pas ‘avullimit’ të dy milionë eurove nga thesari i shtetit.
Ajo tha se rasti do të zbardhet dhe organet e drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale.
Ministrja shtoi gjithashtu tha se aktualisht po kërkon që të verifikohet pastërtia e secilit zyrtar që punon në Ministrinë e Financave.
Postimi i plotë:
Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.
E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast.
Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: LUFTIMIN E HAJNAVE, KUDOQOFSHIN, KUSHDOQOFSHIN dhe të KUJDOQFOSHIN.
Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.