Basha akuza Ramës nga Durrësi: Bën hajdutëri në kohë pandemie

Kreu i Partisë Demokartike, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në qytetin e Durrësit ku akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se nuk po e bën punën si duhet gjatë pandemisë.

Sipas kryedemokratit, qeveria nuk po ndihmon me para të papunët, biznesin, që është në hall ditët e sotme, por u dërgon para oligarkëve.

Basha e vuri sërish theksin tek plani me 5 pika i hartuar nga Partia Demokratike që sipas tij do t’i vijë në ndihmë shqiptarëve.

“Ndihmë për të papunët, ndihmë për biznesin, për shëndetësinë, për arsimin, në vend që paratë të shkojnë këtu, natën, këto para hiqen nga qytetarët shqiptarë dhe shkojnë tek një grup oligarkësh. Kjo është hajdutëri në kohë pandemie, ky nuk është aksident, janë zgjedhje e Ramës. Plani ynë me 5 hapa është efektiv. Lekët të shkojnë për njerëzit,” tha Basha.

Ai ishte sot në Durrës ku takua me disa biznese në qytet. “Ftesa që kam sot për qeverinë: Jepini fund lojërave dhe propagandës, merrni planin tonë me 5 pika dhe fillojeni e zbatojeni! Siguroni mbrojtjen ndaj pandemisë se po shtohen rastet, mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, jepini pagën dhe rimbursim të sëmurëve se siç më tha një infermiere një i sëmurë me Covid 19 harxhon vetëm për barnat 60 mijë lekë, ndërsa nëse merr edhe oksigjen shkon deri në 12 mijë lekë të reja. Jepni 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët. Hapa e shkollave e ka rritur mundësinë për përhapjen e virusit, të merren masa për furnizimin me ujë në shkolla, maska higjienizues duhet të jenë falas”, theksoi ai.

Basha pas takimit u shpreh se “shqetësimi kryesor që më shprehën bizneset ishte rënia e konsumit, xhepat e qytetarëve janë bosh, kursimet kanë shteruar, ndaj i ftoj të marrin masa, kush ka humbur punën të marrë pagesë prej 160 mijë lekësh për 6 muaj, për të ripunësuarit biznesi duhet të marrë mbështetje 200 mijë lekë. Biznesi i vogël të marrë një cek prej 1 mijë euro për 6 muajt e ardhshëm. Plani ynë me 5 pika është kundër krizës dhe duhet të nisë zbatimim menjëherë. Cdo ditë që qeveria e vonon rëndon gjendjen e shqiptarëve, iu shtrëngon lakun në fyt shqiptarëve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT