Basha i kthehet Ramës: Në gropën e zezë ku je futur, s’do marrësh dot Shqipërinë, ora e gjykimit po afron

Vazhdojnë replikat mes kreut të PD-së Luzim Bashës dhe kryministrit Edi Rama.

Menjëherë pas përgjigjes së Ramës për ‘gropën’ e Hajdi Sejdisë ka reaguar edhe Basha.

Me anë të një postimi në ‘twitter’ Basha shkruan se në gropën e zezë ku është futur ai s’do do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ndër të tjera Basha shkruan se ‘ora e gjykimit po afron’.

“Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!” shkruan Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT