Basha: Po mbahen të fshehta vdekjet nga Covid 19

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi në Konferencën për shtyp se qeveria po mban të fshehta të dhënat për viktimat e koronavirusit.

“Po përjetojmë shifra shumë shqetësuese dhe qeveria po fsheh si vdekjet por edhe numrin e të infektuarve që janë më të larta. Nuk ka asnjë masë që ka marrë, vetëm kakaris si pulë e këndon si gjel.

Sot nuk ka asnjë minutë kohë për të pritur. Vendi është futur në një qorrsokak drejt greminës. E vetmja mënyrë për ta frenuar është të marrim masat që po marrin edhe vendet në rajon”, deklaroi Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT